I dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ekstradohet nga Italia në Shqipëri 31-veçari (Emri)

Është finalizuar ekstradimi në Shqipëri i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprime kriminale në fushën e narkotikëve.

Murrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në vitin 2024 me 6 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Sipas policisë, në vitin 2022 Murrizi u kap në momentin që do t’i dorëzonte një sasi narkotikësh një shtetasi tjetër. Ai hodhi lëndën narkotike dhe u largua me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur urdhrit për ndalim nga punonjësit e Policisë në një pikë kontrolli pranë Divjakës.

Murrizi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×