
Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se 40 vjeçari L.Meçollari është gjetur ditën e djeshme në rrugë dhe është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve, ai ka qenë në gjendje të dehur pasi ishte përdorues i alkoolit dhe lëndëve narkotike po ashtu. Mëngjesin e sotëm gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Kujtojmë se një muaj më parë, 40 vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë së tij.
Kjo tentativë vetëvrasje është bërë në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes së tij. Viktima mësohet se nuk ka shenja dhune dhe dyshohet që shkak i vdekjes të jetë bërë alkooli dhe lëndët narkotike që përdorte.
and then