Giovanni Chinnici në studion e News24: Bashkëpunim me “Hysenbelliu Group”. Projekte me interes dypalësh në sektorin e turizmit!

Siçilia po kalon një periudhë veçanërisht të favorshme në sektorin turistik, duke hapur mundësi të rëndësishme bashkëpunimi me sipërmarrje ndërkombëtare.

Giovanni Chinnici, djali i gjyqtarit italian Rocco Chinnici i vrarë nga mafia, ndodhet në Shqipëri me ftesë të “Hysenbelliu Group”.

Për News24, Chinnici tregoi resurset turistike të Italisë së Jugut, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me “Hysenbelliu Group” në disa fusha, përfshirë edhe atë në sektorin e turizmit.

“”Hysenbelliu Group” shihet si një partner me potencial të lartë, pasi angazhimi i tij në turizëm mund të sjellë projekte fitimprurëse dhe të leverdishme për të dyja palët. Autoritetet italiane vlerësojnë se iniciativa të tilla mund të krijojnë avantazhe të ndjeshme ekonomike dhe të nxisin zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së turizmit në rajon”, u shpreh Chinnici.

Nisida Tufa: Ju jeni ftuar në Shqipëri nga Hysenbelliu Group? Cilat janë projektet që ju bashkojnë?
Giovanni Chinnici: Siçilia dhe Italia po jetojnë një moment të favorshëm në sektorin turistik. Grupi Hysenbelliu ka një angazhim të rëndësishëm në këtë sektor, kështu që projektet që grupi mund të ndërmarrë në Siçili mund të jenë projekte shumë të rëndësishme që mund të sjellin avantazhe edhe në kuadrin e sipërmarrjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×