“Poeti i sëpatës dhe hanxharit, shkrimtari i grushtit dhe kanabisit”/ Gjekmarkaj ironizon socialistët: Në 12 vite duket sikur kalanë e Krujës e ka ngritur Rama, atë të Shkodrës “Mamica” dhe…

Deputeti i PD, Agron Gjakmarkaj, ka ironizuar sot socialistët, pasi sipas tij, i është krijuar perceptimi se kalanë e Krujës e ka ngritur Rama dhe atë të Shkodrës Elisa Spiropali.

Gjekmarkaj tha se “shkrimtari i grushtit dhe kanabisit” i ndihmon socialistët në çdo zgjedhje.

“Më bën përshtypje identifikimin që kjo qeveri ka me trashëgiminë kulturore. Të krijohet përshtypja sikur Kalanë e Krujës e ka ndërtuar Edi Rama, Kalanë e Beratit ju duke i hyrë në hak Teodor Muzakës, atë të Shkodrës Mamica.

Dhe nuk ka një informacion se kur do të mbarojë ai cikël i turpshëm, që dikur quhet rrjetëzim i kthimit të kalave shqiptare në han xhihane, ku bje era supë, era gjellë dhe ku piqet fërliku skënderbeg.

Të krijohet përshtypja se Shqipëria është bërë falë jush, kishat dhe xhamiat janë bërë falë jush si dhe luftrat i keni bërë ju. Dua të theksoj që ato që bien në sy në këto 12 vite qeverisje është krijimi i intelektualëve të hurrit dhe të litarit. Poeti i sëpatë dhe i hanxharit, poeti i sëpatës dhe i hanxharit, shkrimtari i grushtit dhe i kanabisit. Është ky aleat që ju ndihmon në çdo fushatë.”, tha Gjekmarrkaj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×