
Kombëtarja U-21 do të luajë sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë miqësore të nëntorit ndaj Ukrainës, në orën 18:00.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se pjesë e grupit për ndeshjen e sotme do të jetë edhe portieri Simon Simoni, i cili është bashkuar me skuadrën pas përfundimit të sfidës Shqipëri – Angli.
I gjithë grupi është në gjendje të mirë dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Alban Bushi për përballjen ndaj Ukrainës.
and then