
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në studion e News24, ka komentuar marrëveshjen e SPAK për të marrë si të pandehur zv/kryeministren Belinda Balluku, duke theksuar shqetësime për ndikimin e saj në hetim dhe rolin e saj në qeveri.
Çollaku u shpreh se Balluku ka qenë pjesë e tenderave që pritet të publikohen së shpejti dhe se komunikimi i saj me vartësit lë të dyshohet për një pozicion të fuqishëm brenda qeverisë. “Balluku është e pandehur, dhe besoj se marrëdhënia e saj me kryeministrin Rama e pengon shkarkimin e saj. Por prokuroria e posaçme, në javët në vijim, do të kërkojë nga gjykata që Balluku të lirohet nga detyra,” tha ai.
Gazetari vuri në dukje rreziqet që lidhen me qëndrimin e saj në detyrë gjatë hetimit: mundësinë për të prishur prova, për të intimiduar dëshmitarë dhe për të ndikuar në procedurat hetimore, duke përfituar nga pushteti zyrtar që ajo ka. Ai shtoi se SPAK ka sekuestruar tashmë një pjesë të provave dhe dokumenteve.
Çollaku gjithashtu theksoi se Balluku, si dëshmitare zyrtare ndaj Ramës pas marrjes së saj si e pandehur, ka firmosur vendime të qeverisë sipas porosisë së kryeministrit. “Kur firmos një veprim penal me porosi të kryeministrit, a është bashkëpunëtor porositësi? Natyrisht që po,” u shpreh gazetari.
and then