
Mbretëresha e popit duhet të jetë krenare.
Kim Kardashian u ul në rreshtin e parë në shfaqjen e modës së Jean Paul Gaultier gjatë ‘Javës së Modës’ në Paris të mërkurën, e veshur me një fustan që i referohej një prej veshjeve më të paharrueshme dhe më të diskutueshme të Madonna-s të të gjitha kohërave.
Fustani i ngushtë i zi me shirita të bardhë i themelueses të ‘Skims’ paraqiste një bust tërheqës me kupa nudo në gjoks, i cili me gjasë tërhoqi vëmendjen e të pranishëm. Por look i Kardashian ishte krejtësisht modest në krahasim me atë që e frymëzoi atë.

Në vitin 1992, muza e fundit e Gaultier, Madonna, doli në pistën e një sfilate mode në amfAR, e veshur me një fustan me vija pothuajse identike poshtë një xhakete sportive me përmasa të mëdha, së cilës iu bashkua edhe stilisti francez.
Sapo arriti në fund të pasarelës, Madona hoqi xhaketën e saj për të ekspozuar plotësisht gjoksin e saj.


Ndoshta Kim zgjodhi një pamje të zbutur për veshjen tronditëse të Madonna-s, sepse vajza e saj 9-vjeçare, North West, ishte e pranishme në shfaqjen e së mërkurës – ashtu si nëna e saj, Kris Jenner.
Kim, 41 vjeç, ka pasur një javë të rëndësishme në Paris. Më herët të mërkurën, ajo eci në pistën e shfaqjes së Balenciaga, duke iu bashkuar figurave të tjera të famshme si Nicole Kidman, Dua Lipa dhe ylli i “Selling Sunset”, Christine Quinn.
View this post on Instagram
and then