
Gjykata e Apelit e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ulur sot dënimin ndaj Aksel Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e Stiven Toshkëzit në vitin 2022.
Trupi gjykues, pasi pranoi kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar, e ka dënuar Hoxhën me 12 vite heqje lirie, nga 18 vite që ishin dhënë në shkallën e parë nga Gjykata e Tiranës.
Vendimi ka shkaktuar reagim të ashpër dhe të menjëhershëm nga familjarët e viktimës Stiven Toshkëzi, të pranishëm në sallë.
Aksel Hoxha u shpall fajtor për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku Stiven Toshkëzi humbi jetin pas një konflikti.
and then