
4 gola, raste pafund për shënim, shumë spektakël, me Turqinë që ndal Spanjën brenda në Sevilla pas X-it 2-2. Me kualifikimin në “xhep” si kokë grupi për në Botëror, “Furia e Kuqe” ndalet për herë të parë, lë 2 pikët e para në këtë fushatë, gjithashtu pësoi golat e para. Turqia e mbyll Grupin E në vendin e dytë, siguron fazën “play-off”, ndërsa në shortin e së enjtes do të jetë e vendosur në vazon e parë, mes ekipeve favorite, Turqia mund të jetë një rival i Shqipërisë në rrugën drejt Botërorit.
Pjesa e parë nisi me gol, ku pas vetëm 4 minutash, Dani Olmo tundi rrjetën. Lojtari i Barçës u kthye në protagonist absolut gjatë pjesës së parë ku në të paktën tre momente vendosi në provë portierin e Turqisë. Në fundin e pjesës së parë, Deniz Gul barazoi shifrat në 1-1. Ekipi i Montella-s befasoi Spanjën me fillimin e pjesës së dytë, ku Ozcan me një predhë të vërtetë nga distanca dërgoi topin në rrjetë. Të shtyrë edhe nga tifozët, Spanja reagoi dhe në minutën e 62-të, Oyarzabal barazoi shifrat në 2-2, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pa Yamal, Nico Williams etj, trajneri De la Fuente u shfaq i kënaqur me kualifikimin dhe me ecurinë e ekipit: “Jam shumë i lumtur, kjo ndeshje tregon se sa e vështirë është të ruash të njëjtin ritëm, të performojmë gjithnjë në nivele të larta. Jemi shumë të lumtur që jemi kualifikuar për në Botëror, për më tepër duke ruajtur statusin tonë si të pamposhtur”, u shpreh De la Fuente.
()
and then