NBA/ Detroit dominues në Lindje, Lakers triumfon ndaj Utah në rikthimin e LeBron James

Detroit vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Lindjes pas fitores 120-112 në fushën e Atlanta, madje shkëputur ndjeshëm nga rivalët. Të gjithë titullarët e Detroit realizuan mbi 10 pikë, me dyshen Cunningham-Duren që realizoi 49 pikë. Moment të mirë po kalon ekipi i Lakers, që mundi 140-126 Utah Jazz. LeBron James në debutimin e tij sezonal i rikthyer pas dëmtimit arriti të realizojë 11 pikë e 12 asist, ndërkohë që Luka Doncic vazhdon të shkëlqejë, duke realizuar 37 pikë, mbështetur nga Reaves me 26 pikë.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e Phoenix, që mposhti 127-110 Portland. Për miqtë u dalluan Booker e Gillespie, me nga 19 pikë secili. Skuadra e San Antonio vijon formën e mirë, me teksanët që falë 26 pikëve të De’Aron Fox, mundi 111-101 Memphis.

Sukses i thjeshtë edhe për Boston Celtics që triumfoi në transfertë 99-113 ndaj Brooklyn Nets.Brown ishte më i miri në parket për Celtics, duke shënuar 29 pikë. Zhgënjen ndërkohë skuadra e Golden State, që u mund 121-113 ndaj Orlando Magic, pavarësisht se Steph Curry zhvilloi një ndeshje shumë të mire, duke qenë më i miri në parket falë 34 pikëve, 3 rebound dhe 9 asist.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×