“Duam 500 mijë euro, ose…”/ Tritol biznesit në Kamëz, lirohet ish-polici Jeton Lami. Masa për dy të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Jeton Jamin, ish oficerin e Forcës së Posaçme Operacionale, I cili rezulton të jetë personi I fundit që shoqëroi Ervis Martinajn në arrati para se mbreti I kumarit të zhdukej pa gjurmë.

Lami dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, shkatërroi me tritol restorantin Perla e Detit në Kamzë, pasi donin të shtrëngonin pronarin që tu paguante një gjobë prej 500 mijë eurosh.
Në arrest shtëpie u dërguan dhe Florin Domi, ndërsa ndaj Flogert Mëzhikës u caktua masa e arrestit me burg. Në kërkim vijon të jetë Ervis Lami, që konsiderohet dhe personazhi kyç në këtë çështje.

Ervis Lami për momentin është ndër emrat më të rrezikshëm të botës së krimit, i dyshuar për atentat mafioze dhe zhdukje të disa personave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×