VIDEO/ Opozita i ktheu shpinën teksa fliste, Rama: Një pamje ekskluzive që më frymëzon shumë. Kështu me faqen për muri ju pafsha gjithmonë!

Opozita zgjodhi si formë proteste në Kuvend që t’i kthente shpinën kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit doli në foltore për të prezantuar buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ky moment nuk kaloi pa u komentuar nga kreu i qeverisë. Ai tha se kishte përpara një pamje ekskluzive, ndërsa me ironi shtoi se një sjellje e tillë e frymëzonte.

“Do të më pëlqente të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive që kam këtu… jo më pëlqen, por më frymëzon shumë dhe kështu me faqen për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman se na duheni gjallë”, tha kryeministri.

Edi Rama: Nuk dua të marr shumë kohë edhe pse do të më pëlqente të vazhdoja gjatë me këtë pamje ekskluzive që kam këtu… jo më pëlqen, por më frymëzon shumë dhe kështu me faqen për muri ju pafsha gjithmonë, vetëm me shëndet aman se na duheni gjallë.

Për sigurinë, drejtësinë dhe rendin kemi një buxhet masiv që diktohet nga detyrimet tona të patjetërsueshme në 2 drejtime, detyrimin në raport me anëtarësimin tonë në NATO dhe detyrimin në raport me drejtësinë e pavarur, pavarësinë e të cilës e garanton vetëm PS. Dhe kështu në buxhetin që do të miratojmë kemi një rritje domethënëse qoftë për mbrojtjen, qoftë për drejtësinë. Nuk dua të marr kohën e kolegëve të tjerë ministra që do të flasin direkt për aspektet e përveçme të buxhetit në çdo sektor dhe do të flasin me detaje. Por dua të shtoj një element të fundit që është skema e re e kompensimit për fermerët që nuk janë subjekt i TVSH. Me kompensimin që do të bëhet nga administrata Tatimore, do t’i japim një shtytje sektorit të bujjqësisë dhe reforma është më konkurruesja në rajon dhe vendoset në nivelin 10%.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×