
Shqipëria do të mësojë këtë të enjte emrat e skuadrave m të cilat do të ndeshet në mars për një vend në Botërorin 2026, duke kaluar nëpërmjet fazës play-off të tij. Dhe në letër, kuqezinjtë nuk duken shumë të favorizuar, të paktën sipas asaj që tregon renditja aktuale e FIFA-s.
Shqipëria hyn në short me pozicionimin në vendin e 63-të në FIFA, duke qenë pjesë e vazos së tretë, e që përjashton automatikisht mundësinë për t’u ndeshur me Irlandën që mban vendin e 59-të, Bosnjë Hercegovinën që mban vendin e 71-të dhe Kosovën që mban vendin e 80-të.
Kuptohet që ata që kanë renditjen më të mirë janë në vazon 1, ku Italia që mban vendin e 12-të është padyshim ekipi më i madh në letër. Por edhe Danimarka, Turqia e Ukraina, të cilat renditen mes 30 skuadrave më të mira në botë, sigurisht që nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë.
Ajo që bie në sy është se edhe në vazon e katërt ka skuadra që renditen shumë më mirë se Shqipëria, pasi nëpërmjet Ligës së Kombeve aty janë kualifikuar edhe Suedia me Rumaninë, përkatësisht në vendet 43 dhe 47 në FIFA. Kjo bën që vetëm dy kundërshtarë të mundshëm të jenë të renditur poshtë Shqipërisë dhe ata janë Maqedonia e Veriut (65) dhe Irlanda e Veriut (69).
NDARJA NË VAZO NË SHORT DHE POZICIONI NË FIFA
VAZO 1: Itali (12), Danimarkë (21), Turqi (25), Ukrainë (28)
VAZO 2: Poloni (31), Uells (32), Çeki (44), Sllovaki (45)
VAZO 3: Irlandë (59), Shqipëri (63), Bosnjë Hercegovinë (71), Kosovë (80)
VAZO 4: Suedi (43), Rumani (47), Maqedoni e Veriut (65), Irlandë e Veriut (69)
E. KUKA –
and then