
Te Kosova kanë shumë arsye për të festuar, pasi pas kualifikimit historik në Play Off të Botërorit, tani kanë përmirësuar edhe 4 pozicione në renditjen e FIFA-s. Si asnjëherë më parë, dardanët janë në vendin e 80-të.
POSTIMI I FFK:
REKORD TJETËR,
KOSOVA E 80-ta NË RENDITJEN BOTËRORE 🇽🇰
Me përmbylljen e ciklit kualifikues për Botërorin 2026, Kombëtarja e Kosovës dëshmon qartë rritjen dhe progresin e saj.
Renditja në vendin e 80-të në botë shënon pozicionin më të lartë që nga pranimi në FIFA, para 9 vitesh.
Kjo renditje e re është dëshmi se puna, përkushtimi dhe besimi po japin rezultate.
Rrugëtimi vazhdon në “play-off”-in e muajit mars, me ambicie edhe më të mëdha.
and then