Nga Bayern te Barça, Fisnik Asllani “tërbon” Evropën

Nga Bayern Munich te Barcelona, dy “bigët” e futbollit Evropian janë vënë në lëvizje për të gjetur një qendërsulmues të ri, në një kohë që si Bayern ashtu edhe Barça udhëhiqen nga dy sulmues si Harry Kane dhe Lewandowski, të dy në moshë të madhe. Dy “bigët” e Evropës i bashkon një objektiv i përbashkët, ylli i përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani.

Pak kohë më parë, “Sky Sport” bëri me dije se Bayern Munich po ndjek nga pranë zhvillimin e “bomberit” të Hoffenheim, një sulmues i ri, 23-vjeç dhe shumë i talentuar. Asllani po dhuron paraqitje fantastike këtë sezon, si me Hoffenheim, ku në 10 ndeshje ka shënuar 5 gola, ashtu edhe me Kosovën duke shënuar gola me peshë.

Pas Bayern, në skenë doli edhe Barcelona, ku sipas mediave spanjolle, përfaqësues të klubit blaugrana ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Voktrri” për të ndjekur live objektivin e tyre të ri në ndeshjen kundër Zvicrës. Për fakt të keq, në këtë takim, Asllani nuk arriti të linte gjurmë. Verën e ardhshme, e sigurt është që për Fisnik Asllanin do të flitet shumë, jo vetëm për faktin që për të kanë shfaqur interes ekipe si Bayern Munich dhe Barcelona, por situata mund të përmbyset totalisht nëse Kosova arrin të shkojë në Botëror.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×