Shkumbini del nga shtrati brenda argjinaturës, rrezik për tokat e Çermë Shkumbinit. Ja dëmet që janë shkaktuar

Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati brenda argjinaturës për shkak të prurjeve të shtuara që janë regjistruar deri tani.

Autoritetet paralajmërojnë se sipas parashikimeve, lumi pritet të dalë edhe jashtë argjinaturës, duke rrezikuar tokat bujqësore në zonën e Çermë Shkumbinit.

Aktualisht situata po monitorohet nga institucionet përkatëse për parandalimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen e banorëve dhe të tokave bujqësore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×