
Në Barcelonë, drejtuesit e klubit, mbetën në kërkim një të zëvendësuesi për Robert Lewandowski-n, me polakun që dukshëm nuk bën pjesë në planet e tyre në të ardhmen. Lewa ka një kontratë deri në 2026, por tashmë është 38-vjeç, për këtë arsye po shohin në treg për të tjerë opsione, nuk janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re. Në këtë periudhë, në mediat janë lakuar emra të ndryshëm, por një prej tyre ka qenë konstant, Harry Kane.
Fill pasi Bild zbuloi se në fund të këtij sezoni, Harry Kane mund të largohet për 65 milionë euro, kjo për shkak të një klauzole të përfshirë, shumë klube, mes tyre edhe Barçën kanë shfaqur interes.

Në fakt, dëshira e madhe e drejtuesve të Barçës është Julian Alvarez, por argjentinasi ka një kontratë me Atletico Madrid deri në 2030, plus klubi madrilen nuk preferon ta shesë, për këtë arsye Harry Kane është kthyer në prioritet absolut.
Pavarësisht dëshirës së Barçës, t’i rrëmbesh Bayern Munich sulmuesin e momentit në Evropë nuk është aq e lehtë. Harry Kane po kalon një formë fantastike edhe këtë sezon, me kapitenin e Anglisë që ka realizuar 23 gola në 17 ndeshje, shifra fantastike. I pyetur pak kohë më parë në lidhje me klauzolën, dhe opsionin për t’u larguar, Harry Kane u shpreh se ndihet i lumtur në Mynih.
()
and then