Mister me Rashford, mungon në dy seanca stërvitore, por nuk është i dëmtuar

Në prag të sfidës kundër Bilbaos, në radhët e Barcelonës ka një shqetësim të papritur. Marcus Rashford u shfaq për herë të dytë radhazi në qendrën stërvitore, por në mënyrë të papritur, për herë të dytë radhazi sulmuesi anglez nuk u stërvit, por pasi diskutojë për pak minuta me trajnerin Hansi Flick u largua.

Sipas AS nuk bëhet fjalë për një dëmtim, por anglezi ka një problem familjarë.

Nuk është e qartë se çfarë e pengon të stërvitet, por prezenca e tij në fushë kundër Bilbaos vihet ndjeshëm në dyshim.

()



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×