
Në një konferencë jubilare, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, kremtoi 25 vjetorin e themelimit. Personalitete të ekonomisë dhe politikës, shprehën vlerësimin e tyre me këtë rast, dhe vlerësuan rolin dhe rëndësinë e këtij instituti.
Ne 25 vjetorin e krijimit, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, ka mbledhur bashkë në një konferencë shkencore profesionistë të fushës nga Shqipëria dhe rajoni.
Presidenti i Institutit të Kontabilistëve, Sotiraq Dhamo, u shpreh se gjatë këtyre viteve, IKM ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për evoluimin e profesionit të kontabilistit.
Deputetja Jorida Tabaku vlerësoi rolin që kontabilistët kanë patur në momente të rëndësishme për shoqërinë, me ekspertizën e tyre.
Ish-ministri i financave Arben Malaj, e cilësoi të rëndësishëm rolin e kontabilistit, në epokën e inteligjencës artificiale.
Ndërsa kryetarja e komisionit të ekonomisë, Milva Ekonomi, teksa vlerësoi rolin e kontabilistëve, kërkoi që ata të japin ndihmesën e tyre në luftën kundër informalitetit.
Si anëtar i organizatave të rëndësishme financiare në botë Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, ka luajtur një rol të rëndësishëm përgjatë këtyre 25 viteve për transformimin e profesionit të kontabilistit. Me përvojën e fituar dhe reputacionin e konsoliduar, Instituti I Kontabilistëve mbetet I përkushtuar ndaj inovacionit dhe transformimit digjital dhe përmirësimit të shërbimeve profesionale. Puna e kontabilistëve synon rritjen e ndikimit të këtij profesioni në zhvillimin ekonomik të vendit
and then