Berisha hodhi dyshime mbi autenticitetin e kasetës për “21 Janarin”, Artan Hoxha: Është e regjistruar në diktofon! Nuk çfarë t’i bëjë as Inteligjenca Artificiale

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratat e kryetari i PD Sali Berisha, i cili në momentin që doli nga Prokuroria e Posaçme ku u thirr për “21 janarin” hodhi dyshime mbi autenticitetin e kasetës që është në posedim të Hoxhës.

I ftuar në “Kjo Javë” në News24, gazetari tha se kaseta është e regjistruar me diktofon, dhe origjinalit nuk ka çfarë t’i bëjë as inteligjenca artificiale.

“Berisha ishte thirrur si person në dijeni. Ndryshe nga herët e tjera, Berisha ndryshoi qëndrimin për “21 Janarin”. Tani tha ajo kaseta e audion regjistrimit është e manipuluar. E vërteta është se ajo kasetë është kasetë diktofoni, që nuk ka asgjë çfarë t’i bëjë as AI. Nëse BKH ose prokurori do të më thërrasin do ta dorëzoj origjinalin”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×