Moti i keq përmbyt zona në disa qarqe të vendit, Semani del nga shtrati, Dimali pa ujë të pijshëm

Moti i keq ka përfshirë të gjithë Shqipërinë prej disa ditësh, duke shkaktuar përmbytje masive dhe dëme të shumta materiale. Qindra hektarë tokë janë zhytur nën ujë, ndërsa situata mbetet e tensionuar në disa qarqe. Sipas raportimeve më të fundit, problematika më e madhe paraqitet në zonat Fier-Vlorë, ku lumi Seman ka arritur pikën kritike, duke përmbytur sipërfaqe të gjera. Ekspertët paralajmërojnë se nëse moti i keq vijon, situata mund të përshkallëzohet dhe të shkaktojë probleme të mëtejshme për banorët e këtyre zonave.

Gjendja është më e qetë në rrjedhat e Vjosës dhe Shkumbinit, ndërsa niveli i ujit po bie gradualisht edhe në urën e Mifolit. Në Berat, përmbytjet nga lumi Osum kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke përfshirë rrjetin e ujit të pijshëm. Bashkia Dimal ka njoftuar se uji nuk është i pijshëm dhe ekipet e Emergjencave po punojnë për pastrimin e baltës dhe ujërave pas tërheqjes së lumit.

Edhe në Lezhë reshjet dhe niveli i ujit kanë filluar të ulen, ndërkohë që po vijon puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drojë në Kurbin dhe të argjinaturës në Tale të Lezhës.
Situata në Qarkun Fier:

Gjatë natës e në vazhdim së bashku më strukturat vendore, kemi monitoruar situatën dhe prurjet në lumenjtë Vjosë, Seman dhe Shkumbin, nga ku rezulton:

– Lumi Vjosë ka filluar të reflektoj ulje të nivelit edhe në urën e Mifolit

– Lumi Shkumbin në kuota normale

– Lumi Seman, ka shtuar prurjet dhe ka arritur në pikat kritike nivelin. Ne zona të caktuara ka dalje nga shtrati por brenda argjinatures.

Gjatë gjithë kësaj situate të shkaktuar nga reshjet, strukturat e Bordit Rajonal të Kullimit dhe Drejtoritë e Ujitjes në bashki kanë kontrolluar dhe monitoruar argjinaturat pranë lumenjve, nga ku rezulton se deri në këto momente nuk kemi cenim të infrastrukturës kritike

Jemi në monitorim dhe koordinim të vazhdueshëm të situatës

Situata e motit në territorin e Qarkut Berat:

“Në territor ka pasur reshje të dobëta shiu gjatë natës. Moti është ne prezence vranësirash por pa reshje orët e para të mëngjesit.

Nga EC e bashkive dhe DVP Berat nuk kemi informacione për situata problematike.

Lidhur me situatën e reshjeve te ditës së djeshme.

– Në bashkinë Berat nivelet e lumit janë nën 2 m, ka rënie të theksuar, lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore ne fshatrat e Njësia Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.

– Ndërkohe në bashkinë Dimal ku kemi pasur situatë edhe në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, situata po vjen drejtë përmirësimit, lumi Osum është në shtratin e vet dhe po tërheq ujërat në zonat përreth. Po ashtu edhe lumi Devoll ka shënuar rënie të nivelit.

Nga shërbimet e Bashkisë Dimal dhe MZSH do të filloj puna për pastrimin e baltës dhe llumit nga rrugët dhe oborret e banesave.

– Furnizimi me ujë, vijon të jete ende për përdorim komunal për shkak të turbullimit të ujit deri në një njoftim të dyte nga DRUK.

SITUATA QARKU LEZHË:

Territori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por me intervale afatshkturtera, ku sipas të dherave të marra nga Stacioni Metereologjik Ushtarak Gjadër,  deri në ora 06:00  kanë rënë 19 mm shi.

Gjendja paraqitet si më poshtë:

Në bashkinë Kurbin

Sot do të vazhdojë puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drojë, si dhe grupet e punës do të vazhdojnë me vlersimin e dëmeve Nga OSHEE do të vazhdojë puna për riparimin e linjës së fshati Skuraj.

Në  bashkinë Lezhë

Sot do të vijojë puna për përforcimin dhe ngritjen në lartësi të argjinaturës së dëmtuar me mjetet e DRUK, bashkisë, FA dhe operatorëve privatë. Do vazhdojë puna për vlersimin e dëmeve, si dhe shpërndarja e ndihmave.

Kemi ulje me rreth 10 cm të nivelit të ujit , pas gjatë gjithë natës pasi është mbyllur çarja e argjinaturës, është vënë në punë hidrovori i Tales.

Në bashkinë Mirditë

Gjate natës ka kane vijuar reshjet me intensitet. Do mbahen ne monitorim dy banesat që rrezikohen nga rrëshqitja e tokës ndërsa mjetet bashkiake duke parë reshjet e shiut, do ndërhyjnë ku është me emergjente. Grupet e punës për vlerësimin e dëmeve do të vazhdojnë evidentimin e dëmeve. Furnizimi me ujë ka vazhduar rregullisht, kurse me energji elektrike ka pasur ndërprerje të herë pas hershme por është rikthyer. Hidrovoret punojnë të gjithë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Drin është brenda kuotave normale, po kështu dhe lumit Mat.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×