VIDEO/ A po i shkakton kosto të mëdha mazhorancës dhe PS duke mos u dorëhequr? Balluku ‘kyç’ gojën para gazetarëve

Belinda Balluku ‘kyç’ gojën para gazetarëve. Këta të fundit në tentativë për të marrë një prononcim nga zonja Balluku, ish-numri dy i Qeverisë “Rama”, mbi faktin se pse ajo nuk jep dorëheqje, ish-zv.kryeministrja ka heshtur, për të vijuar drejt hyrjes së GJKKO, ku do t’i komunikohen dhe masat e marra dy ditë më parë.

“A po i dërgon kostot të mëdha maxhrancës dhe PS duke mos u dorëhequr?”, ishte pyetja që i drejtoi gazetarja e News24, Klodiana Lala zonjës Balluku, ndërsa kjo e fundit heshti.

Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Dhe pak orë pas deklaratës së tij, dje në mesditë, Kryeministria çoi në Kushtetuese kërkesën për ankimim të vendimit të GJKKO. Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×