
Anis Mehmeti protagonist. Sulmuesi shqiptar ka dhuruar dy asiste me Bristol Cityn, në ndeshjen e Championship, ndaj Swanseat.
Fillimisht, në minutën e katërt, Mehmeti dërgon një top perfekt nga goditja e këndit, aty ku Dickie përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë. Më pas, në minutën e 31-të, Mehmeti gjen mjaft mirë Riise, me këtë të fundit që “tundi rrjetën”.
Shifrat e këtij sezoni për lojtarin janë mjaft pozitive, pasi në 16 ndeshje, ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.
and then