
Shqipëria përballet në Play Off të Botërorit ndaj Polonisë, në ndeshjet e marsit. Mesfushori i kombëtares kuqezi, Julian Shehu, i cili luan në Poloni te Widzew Lodz, ka komentuar shortin, në një intervistë për “Goal.Pl”.
“Në fazën eliminatore çdo kundërshtar është i fortë. Polonia ka lojtarë vërtet të mirë, por këto janë llojet e ndeshjeve që i ëndërron një futbollist profesionist. Polonia është një ekip shumë i mirë me lojtarë shumë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer, të cilin e mbaj mend që nga koha e tij te Gornik Zabrze. Mendoj se detajet e vogla do të vendosin se kush do ta fitojë këtë ndeshje.
Të luash në shtëpi është gjithmonë një avantazh. Por ndeshjet eleminatore kanë rregullat e tyre dhe çdo gjë mund të ndodhë. Do të thoja se shanset janë afër një raporti klasik 50 me 50. Të dyja ekipet kanë cilësi dhe janë shumë të motivuara.
Ajo që ai ka bërë për vendin e tij është e pabesueshme. Ne gjithashtu kemi lojtarë vërtet të mirë, me një ndikim të madh si në fushë ashtu edhe jashtë saj”- tha ai.
and then