
Armando Broja u aktivizua 20 minuta në humbjen e Burnley me shifrat 0-2 ndaj Chelseat. Në fundin e sfidës, një ndërhyerje e Chalobah ndaj sulmuesit kuqezi solli frikë, por vetëm kaq, pasi Broja u ngrit në këmbë dhe vijoi lojën.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe te Burnley mund të marrin frymë lirisht.
Vlen të theksohet se forma e Brojës nuk është aq e mirë, pasi vjen pas një periudhe të vështirë, ndërsa së fundmi la fushën përpara kohen në përballjen ndaj Anglisë.
and then