Vllaznia në prag, Bytyçi: Shpresoj të dalim me kokën lart, kam besim te grupi

Altin Bytyçi, lojtari i Partizanit, doli në konferencë para ndeshjes ndaj Vllaznisë.

Si është gjendja brenda grupit –

Bytyçi: Gjendja brenda grupit është mjaft e mirë. Të gjithë e dinë që Partizani në çdo ndeshje futet për 3 pikët, nuk e diskutojmë një tjetër rezultat. Shpresoj te çunat dhe te stafi që nesër do t’ia dalim me kokën lart.

Pozicioni Partizanit në klasifikim –

Bytyçi: Nuk është një ndjesi e mirë kur shohim tabelën e renditjes, nuk jemi aty ku e meritojmë. Besoj te çunat që do të ringrihemi shumë shpejt dhe ta çojmë Partizanin aty ku e ka vendin e vet.

Ndeshja me Vllazninë –

Bytyçi: Kemi punuar gjatë javës. Kemi patur avantazh edhe pushimin prej kombëtares. Besoj që kemi punuar gjërat e duhura. Personalisht nga sfida e nesërme pres që të marrim 3 pikët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×