
Për shkak të problemeve fizike, mbrojtësi i kombëtares, Naser Aliji, do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i Dinamos, Ilir Daja, pas ndeshjes ndaj Elbasanit, takim në të cilin Aliji luajti 90 minuta.
“Ngarkesa që ka Aliji është shumë e madhe dhe mund ta humbasim Aljin për një periudhë dymujore, se ka probleme me pubalgjinë dhe mund të operohet, e ka luajtur i sforcuar”- tha Daja për Alijin. Sipas parashikimeve, Aliji do jetë gati për ndeshjet e kuqezinjve Play Off në mars.
and then