“Tan për Tiran”, tifozët shkodranët “pushtojnë” kryeqytetin

Një mbështetje nga ana e tifozëve pritet të ketë Vllaznia në ndeshjen e radhës ndaj Partizanit, ku në para një takimi historik të futbollit tonë, mbështetësit kuqeblu duken se do jenë krah ekipit.

Konkretisht grupi i ultrasve shkodranë, “Vllaznit” para këtij takimi po nxisin gjithë pjesën tjetër të tifozërisë kuqeblu me sloganin “Tan për Tiran”, (të gjithë për Tiranë). Duke iu referuar këtij takimi që luhet në transfertë dhe pjesëmarrja e sa më shumë tifozëve nga Shkodra do ishte në të mirë të skuadrës. Por, jo vetëm grupimi i tifozëve më të zjarrtë do jenë në mbështetje të Vllaznisë ditën e sotme, pasi edhe shumë tifozë që udhëtojnë në mënyrë individuale do udhëtojnë nga qyteti verior.

Paraqitjet e mira të skuadrës së Martinit e po ashtu optimizmi i madh që ekziston në radhët e tifozërisë shkodrane, kanë bërë që këtë edicion ata të jenë në numër të shumtë në transfertat jashtë Shkodrës. Madje ndonjëherë duke qenë në numër më të madh edhe se tifozëritë vendase në shkallët e stadiumeve.

Prandaj edhe këtë të diel tifozët shkodranë do jenë në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës. Ku transfertat në Tiranë përballë ekipeve të kryeqytetit kanë qenë një “detyrim” për mbështetësit shkodranë, që edhe kësaj radhe nuk do zhgënjejnë me praninë e tyre në “Arena e Demave”. Me Martinin e skuadrën e tij që do të kenë një “armë” plus në një takim delikat siç është ai kundër Partizanit, në javën e 12-të të sezonit 2025-26.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×