EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset me plumb në këmbë 40-vjeçari. Detajet e ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramadan Çitaku”, zonën e Institutit rreth orës 22:20, njofton Policia.

Marilen Jata rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje. Ai ka marrë një plumb në këmbë.

40-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 22:20, është paraqitur në spital shtetasi M. J, rreth 40 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri, në rrugën “Ramadan Citaku”, në Institut.

Shtetasi M. J, aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×