
Torino pret në shtëpi Comon, në ndeshjen e Serie A. Trajneri i Comos, Fabregas nuk ka hezituar të vlerësojë në maksimum mesfushorin shqiptar të skuadrës nga Torino, Kristjan Asllani.
“Mendoj se është një lojtar i madh, ai vjen nga Interi dhe për momentin po kalon një moment të artë pasi ka shënuar edhe gol me Kombëtaren e tij”- tha Fabregas për Asllanin. Asllani ka luajtur 9 ndeshje në këtë sezon me Torinon.
and then