
Identifikohet një nga personat e armatosur që gjendet brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. Mësohet se 24-vjeçari Julian Cumraku ka kërcënuar policinë se do të qëllojë mbi ta.
Prej mëngjesit të sotëm, plicia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.
Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë
Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.
and then