
Tekniku i Manchester City-t, Pep Guardiola doli në konferencë para ndeshjes së Champions kundër Bayer Leverkusenit.
“E kemi harruar menjëherë humbjet e kampionatit ndaj Newcastle. E analizuam ndeshjen, por është me rëndësi të madhe që ta ruajmë ritmin në fazën e grupeve.
Tani na presin katër ndeshjet e fundit – dy në shtëpi dhe dy jashtë. Nesër përballemi me një ekip që është i treti në Bundesliga, ndaj është sfidë shumë e rëndësishme për të siguruar një vend mes tetë ekipeve të para.
“Duhet të fokusohemi te ajo që kemi për të bërë nesër. Çfarë ka ndodhur më herët nuk vlen më. E kaluara nuk llogaritet,” tha Guardiola.
and then