
Një 27-vjeçar është arrestuar pasi grabiste biznese në zonën e Shijakut.
I riu dyshohet të jetë edhe autori i tre vjedhjeve të kryera më herët në biznese të ndryshme në zonën e Shijakut, ku ka vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë dhe aksesorë të ndryshëm, në market dhe në dy biznese në fshatrat Borak dhe Xhafzotaj të Shijakut.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, pas një pune intensive për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të ndodhura në biznese në zonën e Shijakut, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shumat”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. T., 27 vjeç, banues në Shijak.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë edhe autori i tre vjedhjeve të kryera më herët në biznese të ndryshme në zonën e Shijakut, ku ka vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë dhe aksesorë të ndryshëm, në market dhe në dy biznese në fshatrat Borak dhe Xhafzotaj të Shijakut.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të disa rasteve të tjera të vjedhjes që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Në cilësinë e provës materiale, këtij shtetasi i janë sekuestruar rrobat e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje”.
and then