
siguron fotot e momentit të arrestimit të Hamza (Erzen) Ukës dhe Julian Cumrakut, të cilët iu dorëzuan forcave RENEA pas 12 orësh negociata, ndërsa fshiheshin në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit. Sicc raporton policia, dyshimet janë se ata qëndronin të fshehur në këtë banesë prej dy muajsh.
Gjatë kontrollit, policia gjeti në banesë një arsenal armësh që përfshinte 4 automatikë, 1 pistoletë, 18 granata, 7 karikatorë të mbushur me fishekë dhe rreth 2 mijë municione të ndryshme.
Efektivët që po patrullonin në terren konstatuan një person, i cili sapo i pa u largua me shpejtësi duke hyrë në një banesë të braktisur. Policia i bëri thirrje të dilte dhe të dorëzohej, por ai refuzoi dhe i kërcënoi efektivët.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat RENEA, të cilat nisën negociatat. Pas 12 orësh presioni dhe thirrjesh nga familjarët e tyre, Uka dhe Cumraku u dorëzuan pa rezistencë.
and then