
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamzës, pasi u kap teksa lëvizte i armatosur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Odison Zguri.
“Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Moment”. Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari
Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz. Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
and then