
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e News24, e cilësoi marrjen të pandehur dhe pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si një moment kritik për të kuptuar mënyrën se si është qeverisur vendi gjatë viteve të fundit
Sipas Hoxhës, në 6 vitet e fundit Balluku ka qenë personi më i rëndësishëm në qeveri për shkak të buxheteve të mëdha që administronte dhe vendimeve që nënshkruante. Ai tha se kryeministri ka ndërtuar një skemë personale ku vetë nuk firmos, duke ia lënë përgjegjësinë e plotë ministrave.
Gazetari analizoi edhe projekte të mëdha infrastrukturore që sipas tij lidhen drejtpërdrejt me këtë skemë vendimmarrjeje.
Ai përmendi se tenderi i parë për tunelin e Llogarasë ishte 140 milionë euro dhe u anulua, ndërsa më pas u zhvilluan bisedime në Turqi me biznese që kanë ndikim politik. Sipas tij, enturazhi i Ramës e ka justifikuar projektin duke thënë se nuk ishte korrupsion, por një çështje influence politike që iu dha miqve të presidentit turk
Hoxha theksoi se rasti i termocentraleve lundruese duhej të kishte sjellë penalizime për Ballukun shumë më herët. Ai përmendi gjithashtu tenderin e Unazës së Madhe, shembjen e rrugës në Qafë Plloçë, licencat për parqet fotovoltaike dhe rastin e rafinerisë së Delvinës, të cilën Balluku e cilësoi si ndërtim pa leje ndonëse sipas gazetarit bëhet fjalë për një aset të rëndësishëm strategjik, i cili ka kushtuar rreth 100 milion dollarë.
Hoxha u shpreh se Balluku nuk është më një qytetare e zakonshme që përballet me drejtësinë, por maja e ajsbergut të gjithë veprimtarisë së kryeministrit gjatë këtyre viteve.
and then