
Arsenali synon fitoren, në ndeshjen ndaj Bayernit në Champions. Në konferencë për shtyp, trajneri i londinezëve, Arteta u shpreh se skuadra duhet të tregojë shpirt gare dhe të ketë energjinë e duhur për të marrë 3 pikët.
Ai thotë se këto lloj ndeshjesh, janë ato që dëshiron ekipi i tij t’i luajë në këtë kompeticion.
“Duhet ta mbajmë atë energji dhe të luajmë me të njëjtën dominim, agresivitet dhe efikasitet. Pikërisht këto janë ndeshjet që dëshirojmë t’i luajmë në këtë kompeticion”.
and then