
Mjeku kirurg Fitim Shini ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të 15-vjeçarit të plagosur me thikë në Durrës. Në një prononcim për mediat Shini tha se i mituri ndodhet në reanimacion, i intubuar, dhe vijon të jetë në gjendje të rëndë.
Sipas mjekut, adoleshenti ka mbërritur në urgjencë me katër plagë në zonën e gjoksit, ndërsa njëra prej tyre depërtonte drejt zemrës, duke i shkaktuar komplikime serioze.
“Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni.
Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar.
and then