Prurje e mundshme te Shqipëria, mbrojtësi i AEK në “lupën” e kuqezinjve

Te Shqipëria po monitorojnë profile të rëndësishme, të cilat mund t’i shërbejnë kombëtares në vijim. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mbrojtësi i AEK, Stavros Pilios pëlqehet nga kuqezinjtë.

Mbrojtësi i majtë 24-vjeçar është me origjinë shqiptare dhe shihet si prurja e duhur. Ai është shok skuadre me Strakoshën dhe këtë sezon, ka luajtur 6 ndeshje me AEK.

Mediat bëjnë me dije gjithashtu se ka patur kontakte mes Sylvinhos dhe futbollistit.  Karriera futbollistike e Pilios ka qenë e fokusuar në Greqi, ku ka mbajtur veshur fanellat e  Gianina dhe Iraklis.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×