
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot është hedhur shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Tërheqja e shortit u zhvillua në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse. Kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, në emër të presidentit të FFK-së, Agim Ademi, u uroi klubeve sukses në këtë fazë të garave, duke theksuar rëndësinë e ‘fair-play’-it. Ai shprehu besimin se kjo fazë e kupës do të sjellë ndeshje cilësore. Ndeshjet e kësaj faze zhvillohen më 3, 4 e 5 dhjetor.
Pas hedhjes së shortit, u caktuan këto çifte:
Dukagjini –Ramiz Sadiku
2 Korriku –Dinamo
Ballkani –Rilindja 1987
Flamurtari –Vushtrria
Drenica –Prizreni
KEK-u –Vëllaznimi
Prishtina e Re –Lepenci
Kika –Trepça ‘89
Liria –Suhareka
Istogu 03 –Feronikeli ‘74
Top Football –Prishtina
Gjilani –Istogu
Besa –Drita
Llapi –Vjosa
Trepça –Malisheva
Ferizaj –Tefik Çanga
and then