
Mladen Milinkoviç qëndroi vetëm gjashtë ndeshje në krye të Partizanit dhe periudha e tij mbetet ndër më të dobëtat e viteve të fundit te klubi i kuq. Dy muaj në dispozicion dhe vetëm katër pikë të grumbulluara e vendosën ish-trajnerin nën një presion, derisa klubi vendosi të ndërhynte duke e shkarkuar.
Vendin e tij e mori Oltijon Kërnaja, fillimisht si zgjidhje emergjente nga ekipi B, por me detyrën për të rikthyer besimin te skuadra që e njihte. Emërimi i Kërnajës erdhi në një moment të vështirë, me ekipin që mbante vendin e parafundit në zonën e ftohtë. Megjithatë, për trajnerin tropojan kishte edhe një avantazh minimal. Pushimet për shkak të kombëtareve në tetor dhe nëntor i jepnin kohë për të punuar mbi idetë të tij. Duke qenë pjesë e stafit të Milinkoviçit si urë lidhëse me lojtarët në përkthim, Kërnaja njihte mirë grupin, gjë që e ndihmoi të merrte vendime të shpejta për formacionin. Dhe ndryshimet në formacion u panë që në fillim, por edhe në vazhdim.
KRAHASIMI- Pas gjashtë takimeve të para në krye të ekipit, bilanci i tij është dukshëm më pozitiv se ai i paraardhësit. Kërnaja ka grumbulluar në total 9 pikë, pra më shumë se dyfishi i Milinkoviçit në të njëjtën periudhë. Ndryshe, Partizani i tij ka marrë gjysmën e pikëve të mundshme, duke dalë për herë të parë nga zona e ftohtë. Krahasuar me skuadrat e tjera gjatë të njëjtës periudhë, më mirë janë paraqitur Elbasani me Ivan Gvozdenoviçin, Vllaznia e Edi Martinit dhe Egnatia e Edlir Tetovës. Ndërkohë, Dinamo ka regjistruar gjithashtu 9 pikë, aq sa Partizani i Kërnajës.
and then