Atentati në Elbasan/ Kamerat kapën lëvizjet e vrasësve, një nga autorët doli nga makina dhe qëlloi me armë biznesmenin

Policia ende vijon hetimet për kapjen e autorëve të vrasjes së biznesmenit në Elbasan.

Gazetarja Xhensila Kodra, tha për “News24”, se grupi hetimor ka këqyrur kamerat pranë biznesit dhe kanë vënë re se autorët kanë lëvizur disa herë përgjatë biznesit.

Kanë ndjekur me detaje lëvizjet e biznesmenit dhe pasi janë siguruar kanë qëlluar drejt shënjestrës.

“Kanë lëvizur disa herë përgjatë biznesit. Është vënë re nga kamerat. Kanë pasur informacion të saktë se objektivi i tyre ndodhej në biznes e kanë pritur sa të dalë nga zyra. Dhe kur ka hipur në automjetin e tij automjeti i dyshuar i autorëve tip Audi me ngjyrë të zezë dhe një nga autorët, që kishte rolin e qitësit, ka dalë nga mjeti dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë. Pra është qëlluar vetëm një nga autor dhe personi tjetër në rolin e shoferit janë larguar menjëherë. Gjithashtu nga kamerat e sigurisë, janë kapur disa lëvizje të autorëve të dyshuar.

“Janë mbledhur prova të rëndësishme që mund të çojnë drejt identifikimit të ngjarjes. Edhe një pjesë e dëshmitarëve kanë dhënë detaje të rëndësishme për grupin hetimor”, raportoi gazetarja Xhensila Kodra.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×