“Ishte e shëmtuar, marr përsipër përgjegjësitë”, Asllani flet pas penalltisë së humbur

Lecce-Torino ishte një sfidë që tifozët kuqezi e ndoqën me interes, në një kohë kur Asllani sfidonte dyshen Berisha-Ramadani, ndërsa për fat të keq Ismajli nuk arriti të rikuperohej në kohë. Ashtu siç pritej, legjionarët ishin protagonist absolut të këtij takimi. Medon Berisha ishte fenomenal, me mesfushorin shqiptar që dhuroi dy asiste brenda dy minutash, i dytë ishte me të vërtetë i shkëlqyer.

Për fat të keq zhgënjeu edhe një herë Kristjan Asllani, me mesfushorin kuqezi që kishte një shans të artë në këmbë për të shmangur humbjen e Torinos, ku në minutën e 90-të mori përsipër ekzekutimin e penalltisë. Nga pika e bardhë, Asllani gjuajti keq me Lecce që doli me 3 pikë nga ky takim pas suksesit 2-1. Medon Berisha u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa Asllani mori përsipër përgjegjësinë për të penallti të humbur duke i kërkuar ndjesë klubit dhe tifozëve:

“Erdha vetë përpara mediave, është më mirë të marrë përsipër përgjegjësitë për këtë ndeshje. Kishim shansin të shmangnim humbjen në finale, me atë penallti, më vjen keq, është penalltia e parë që humbas. Ishte një penallti e shëmtuar, i kërkoj ndjesë të gjithë skuadrës”, u shpreh Asllani.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×