“Qesharake, nuk jepni asnjë mbështetje”, Paqueta i ashpër me Federatën pas kartonit të kuq

Lucas Paqueta u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e humbur 2-0 nga West Ham ndaj Liverpool.

Mesfushori brazilian u tregua i ashpër  ndaj Federatës së Futbollit, teksa u shpreh se nuk i jep mbështetje psikologjike gjatë hetimeve.

Kujtojmë se Paqueta u lirua nga akuzat për trukime nga një komision rregullator i pavarur në korrik, pas një hetimi nga Federata që zgjati gati dy vjet.

“Është qesharake të lejosh që jeta dhe karriera jote të ndikohen për dy vite pa asnjë mbështetje psikologjike nga federata.

“Ndoshta ky sjellje ‘qesharake’ është thjesht pasojë e gjithçkaje që kam duruar dhe, siç duket, më duhet të vazhdoj të përballoj. Më vjen keq nëse nuk jam perfekt.

Postimi i tij erdhi në përgjigje të një videoje të publikuar nga Sky Sports, e cila e përshkruante reagimin e tij si “sjellje të papranueshme”.

“E kuptoj që tani duhet të dukem si i keqi. Është e vështirë të jetosh me gjithçka që ka ndodhur në jetën dhe psikikën time,”

“Do të vazhdoj të përpiqem që kjo të mos më ndikojë më tej. Kjo nuk e justifikon dëbimin tim, për të cilin kërkoj ndjesë ndaj tifozëve dhe bashkëlojtarëve.”- shkruajti ai në platformën X.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×