Aksident në aksin Mbreshtan-Pashalli, kamionçina del nga rruga dhe bie në përrua, plagoset shoferi dhe 3 pasagjerët

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me targa AA 488 EK, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në përrua.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rezervuari”.
Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi Kastriot Çuka,59-vjeç dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të në makinë.

Të plagosurit janë nxjerrë nga mjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra.

Burimet policore konfirmojnë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Ajo që vihet re edhe nga pamjet filmike është fakti se rruga ka mungesë ndriçimi dhe është e gjitha e shkatërruar dhe me kthesa të forta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×