
Java e 14-të e Abissnet Superiore do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 3 dhe 4 dhjetor.
Dy ndeshjet e para të së mërkurës janë Teuta – AF Elbasani dhe Partizani – Bylis, në orën 16:30.
Në “Niko Dovana” do të zhvillohet një duel i fortë mes Teutës dhe AF Elbasanit, ku durrsakët synojnë një tjetër fitore në shtëpi për të ngushtuar diferencën me kreun e renditjes. Ndërsa ndeshja Partizani – Bylis do të luhet në “Arenën e Demave”.
Në mbrëmje, në orën 19:30, në “Air Albania” do të përballen Dinamo City – Tirana.
Të enjten, në orën 16:30, do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të, Vora – Vllaznia në “Loro Boriçi” dhe Egnatia – Flamurtari në “Arena Egnatia”.
Abissnet Superiore, java 14
Teuta – AF Elbasani 03.12.2025 16:30
Partizani – Bylis 03.12.2025 16:30
Dinamo City – Tirana 03.12.2025 19:30
FK Vora – Vllaznia 04.12.2025 16:30
Egnatia – Flamurtari 04.12.2025 16:30
and then