
Zbardhen detaje nga mbledhje që zhvilloi sot Kolegji në Gjykatën Kushtetuese, i cili ka vendosur që të kalojë për shqyrtim në mbledhjen e gjyqtarëve kërkesën e kryeministrit Rama për ankimimin e pezullimit të Ballukut.
Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala, raportoi se votat në Kolegj u ndanë, 2 pro dhe 1 kundër, ndaj u vendos që teksa nuk ka pasur unanimitet, u vendos që çështja të shkojë për shqyrtim në mbledhjen e gjyqtarëve.
Sakaq, Lala tha se sot do të duhet të vendosin se kur do të mblidhet mbledhja e 8 gjyqtarëve.
Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.
and then