
Një 54-vjeçar me banim në Torino është arrestuar në Shijak pasi ka tentuar të vidhte dy automjete, ndërsa në një makinë tjetër vodhi sende me vlerë.
Raportohet se i arrestuari është shtetasi M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali.
Sakaq, nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur sende me vlerë edhe në automjetin e një shtetasi tjetër, në Maminas.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “I huaji”.
Tentoi të vidhte dy automjete, si dhe në një automjet tjetër vodhi sende me vlerë; identifikohet dhe vihet në pranga 54-vjeçari nga Torino.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit për tentativën për vjedhjen e dy automjeteve në Maminas të Shijakut, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:
M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se ky shtetas kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas, Shijak.
Po nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur sende me vlerë edhe në automjetin e një shtetasi tjetër, në Maminas.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.
and then