
Ivan Gvozdenoviç, tekniku i Elbasanit tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Teutës.
“Jemi gati, do të kërkojmë të marrim maksimumin. Kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, një kundërshtar në formë. Çdo javë është interesante, çdo ndeshje është e fortë, ne do ë provojmë të japim maksimumin, të marrim rezultat”.
Jemi Elbasani dhe në çdo ndeshje kërkojmë fitoren. Në dy ndeshjet e fundit ishim përballë Dinamos jashtë, një skuadër shumë e mirë, shumë e fortë. Më pas kundër Partizanit brenda, përsëri një ndeshje shumë e fortë. Çdo pikë ka vlerë. Nuk mund të them se kënaqemi me barazim, por si shkoi ndeshja ne kemi pranuar rezultatin.
Çdo vit Elbasani ka një objektiv, të arrijë Europën, por të shkojë edhe më larg. Presion kemi, patjetër, stafi dhe lojtarët, por këtë vit jemi më të pjekur dhe dimë se si të mbajmë presionin”.
and then