I riu u nxor me forcë nga makina dhe u dhunua me shkop bejsbolli, ende asnjë i arrestuar për ngjarjen në Lezhë. Dëshmia e 35-vjeçarit: S’i njoh, ishin të maskuar

Ende asnjë i shoqëruar për ngjarjen në Lezhë, ku një 35-vjeçar u dhunua barbarisht nga disa persona. Pasi i dolën para mjetit, e dhunuan të riun Petrit Pepkola me shkop bejsbolli, duke i shkaktuar atij dëmtime të mëdha.

Gazetari Elidon Ndreka në një lidhje live për News24, raportoi se i riu ka marrë plagë të mëdha në trup, sidomos në këmbë, ku njëra prej tyre ishte thyer. Pasi u dërgua në spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, 35-vjeçari u transportua drejt spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar.

“Nuk kam njohur personat që më dhunuan, pasi ishin të maskuar”, mësohet të jetë shprehur i riu para oficerëve të policisë. Sakaq, policia ka kryer kontrolle në disa banesa, ndërsa ende nuk dihet nëse është rënë në gjurmët e autorëve. I riu aktualisht është në spitalin e Traumës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×